VIDEO/ Pamjet brenda kafazit me xhama, efektivi i RENEA-s që u kap me 113 mijë euro del në gjyq. Si i mohoi ai akuzat dhe historia e vjetër në karrierën e tij

Mar 18, 2023 | 9:23
SHPËRNDAJE

Altin Morina, 43-vjeç me detyrë shef i Stërvitjes Ushtarake në repartin e RENEA-s ka dalë sot para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ai u arrestua tre ditë më parë nga policia e kryeqytetitteksa lëvizte me një automjet tip Audi në zonën e Kodrës së Diellit. Në pamjet e siguruara nga gazetari i PANORAMA TV, ai shihet pas kafazit me xhama, teksa bisedon në disa momente me avokatin e tij.

Gjatë kontrollit në sediljen e parë të pasagjerit, policia ka gjetur 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

RRËFIMI I EFEKTIVIT TË RENEA-S

Sipas të dhënave mesditën e së martës kur sapo kishte dalë nga kjo rezidencë 43-vjeçari Altin Morina, shef i Stërvitjes në Repartin RENEA u ndalua nga Forcat Shqiponja dhe nga kontrolli i mjetit të tij “Audi” në sedilen e përparme të makinës iu gjetën 113 mijë euro, lekë dhe paund.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euroshe të mbështjella me qese marketi, ndërsa Altin Morina u vu në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij, paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e “Kodrës së Diellit” kur ndërhyu Policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Policia ka thirrur për verifikim dhe biznesmenin që shefi i Stërvitjes në Repartin RENEA shprehet se i ka dhënë paratë dhe po bën verifikimin e nevojshëm.

Pavarësisht këtyre pretendimeve të të arrestuarit, Policia dhe Prokuroria ka dyshime se burimi i këtyre të ardhurave nuk është i ligjshëm dhe punonjësi i RENEA-s ka shpërdoruar detyrën, duke u vënë në shërbim të këtij aktiviteti.

Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij, teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e Bllokut.

Në fakt, ai në bashkëpunim me të tjerë persona që ishin pjesë e Policisë dhe e Gardës dhunuan një klient të lokalin dhunë që detyroi personat e pranishëm në atë ambient të telefonin policinë dhe efektivët e Komisariatit nr. 2 mbërritën në vendin e ngjarjes.

U bë me dije se Morina, aso kohe pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kundërshtoi dhe u përplas edhe me një efektiv të këtij komisariati e për pasojë edhe u vu në pranga.

Por, shpejt ai do të rikthehej në radhët e bluve duke u ngjitur deri në shef komisariati viteve të fundit dhe më pas duke kaluar në repartin RENEA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura