VIDEO/ Pamjet bëhen virale, shpërthen ish-trajneri i Interit: Më sabotuat, nuk keni respekt për mua!

Aug 23, 2019 | 22:52
SHPËRNDAJE

Aventura e ish-trajnerit të Interit, Andrea Stramaçoni, në stolin e ekipit të Estegalit në Iran, nuk mund të niste më keq.

stramaconi

Tekniku italian u mund në debutim, ndaj tekipit të Gostaresh me shifrat 1-0, me një gol të pësuar në minutën e 95-të. Por, ajo që e ka tërbuar më shumë Stramaçonin, ka qenë mungesa e një përkthyesi për të në stol, që ia ka bërë të pamundur komunikimin me lojtarët e tij, teksa askush nga ata nuk dinte anglisht.

“Nuk e di nëse ky ishte një vendim i marrë nga klubi apo federata, por sido që të jetë, është një mungesë respekti për profesionalizmin tim, si një trajner i huaj në Iran. Dy muaj plot me probleme këtu, por unë nuk dorëzohem. Ajo që ndodhi sot ishte totalisht një mungesë respekti. Po sikur të vinit në Itali dhe ju të mos kishit një përkthyes, çfarë do ishte, një sabotazh? Por, unë do qëndroj këtu dhe do luftoj. Për kë? Për tifozët, sepse tifozët e Estegalit janë fantastikë.” – deklaroi me një ton të lartë zëri Stramaçoni, e më pas u largua nga konferenca, teksa la përkthyesin e tij duke përkthyer për gazetarët e pranishëm, ndërkohë që video nga konferenca u bë virale në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura