VIDEO/ Pak euro punëtorëve, jetonin mes minjve, kush është pronari shqiptar që u arrestua në Itali

Jun 14, 2018 | 14:01
SHPËRNDAJE

Pak euro në orë, asnjë kontratë pune, ose ditë pushimi, të detyruar të jetonin midis minjve dhe insekteve në shtëpitë e shkatërruara me kanalizime të hapura. Kjo ishte ajo që u ofrohej shqiptareve nga sipermarresi i tyre po shqiptar, i cili u vu ne pranga nga policia italiane.

auglent

Agjentët e Skuadrës së Raguzës dhe të stacionit të policisë arrestuan shqiptarin me emrin Auglent Lalollarit, 33 vjeç, i cili akuzohet per shfrytezim dhe kushte skandaloze pune per 6 bashkeatdhetare te tij.

Ai po hetohet gjithashtu për vjedhjen e energjisë elektrike, marrjen dhe punësimin e punëtorëve të parregullt në vend.

Policia beri nje kontroll te befasishem ne fermen e tij, duke u skandalizuar nga kushtet e punes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura