VIDEO/ Pajtohet çifti nga Lushnja, Trimi jep fjalën e burrit: Do të plotësoj çdo kërkesë

Aug 21, 2015 | 8:44
SHPËRNDAJE

Pas konflikteve që patën në çift, Niko dhe Edmonda Trimi i kanë premtuar njëri-tjetrit se nuk do të përsërisin gabimet e së shkuarës. Prindërit e tri vajzave të vogla nga Karbunara e Lushnjës u pajtuan duke festuar publikisht këtë moment.

Dy bashkeshortet Trimi
Dy bashkeshortet Trimi

Një video e publikuar nga televizioni “Klan”, tregon se si dy bashkëshortët festojnë këtë moment. Në materialin filmik Trimi i kërkon bashkëshortes së tij që të hiqte dorë nga telefonatat. Nga ana e saj Edmonda Trimi kërkoi që bashkëshorti të mos e keqtrajtojë.

Ngjarja nisi pas konflikteve në çift, ku Edmonda Trimi u largua nga shtëpia, ndërsa bashkëshorti i saj Niko Trimi, denoncoi gruan për dhunën në familje dhe tradhti.

Për këtë çështje u zhvillua edhe një seancë gjyqësore dhe në përfundim, trupi gjykues vendosi që Edmonda Trimi të lihej e lirë pranë fëmijëve të saj.

Biseda mes Edmonda dhe Niko Trimit:

Bashkëshortja: Më jep fjalën që s’do bësh më dhunë në familje dhe s’do më keqtrajtosh.

Trimi: Fjalën ta kam dhënë për çdo gjë

Bashkëshortja: Do zihesh më?

Trimi: Vetëm nga telefonatat hiq dorë

Bashkëshortja: Kam heq dorë nga çdo gjë

Trimi: Për çdo kërkesë do ta plotësoj unë (i jep dorën)

Bashkëshortja: Betohu për fëmijët!

Trimi: Jo, fëmijët janë engjëj, s’kam pse…

Bashkëshortja: Fjalën e burrit?

Trimi: Fjalën ta kam dhënë sa herë ma ke kërku.

Bashkëshortja: Mirë, pajtohemi (përqafohen)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura