VIDEO/ Pajisja speciale që do të çojë në kapjen e “Eskobarit të Ballkanit”

Feb 7, 2017 | 9:02
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit i ka kërkuar një pajisje speciale gjurmimi DEA-s amerikane që do të çonte në kapjen e Klement Balilit. Gazetari, Artan Hoxha deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se, policia shqiptare i ka paraqitur një kërkesë zyrtare DEA-s, por tha se nuk mund ta konfirmonte nëse është plotësuar kjo kërkesë.

A u arrestua Klement Balili në gusht? 

Drejtori i Përgjithshëm i Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa ka shpjeguar në “Opinion” edhe arsyen pse Klemend Balili nuk u mbajt në vëzhgim në momentin kur erdhën sinjalizimet që ai ishte një krerët e drogës.

Sipas Çipës vëzhgimi në këtë moment do të ishte i paligjshëm pa një urdhër nga Prokuroria.

“Policia ka ndërmarrë hapat e vetë por nuk ka qenë kaq e lehtë që të arrestonim një person të lirë. Madje në datat 8-18 maj nuk mund ta mbanim as në kontroll”, deklaroi Çipa.

Gjatë emisionit Blendi Fevziu lexoi dhe një SMS në telefonin e tij dërguar nga një gazetar, ku thuhet se Balili është arrestuar në gusht nga një punonjës i Policie, i cili më pas është transferuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura