VIDEO/ Orjola Pampuri publikon videon: Ja sesi të sëmurët dhe të varfrit janë lënë në mëshirë të fatit

Mar 29, 2020 | 20:46
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, ka akuzuar qeverinë se po le pa asnjë ndihmë të sëmurët dhe të varfrit.

Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar një video, Pampuri thotë se realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues.

Orjola Pampuri
Orjola Pampuri

Përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues. Shikoni më poshtë me zë e figurë sesi të sëmurët dhe të varfërit janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përkrahje nga shteti”, shkruan ish-deputetja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura