VIDEO/ Odise Roshi, gol që në ndeshjen e parë me Terek Grozni

Jul 23, 2016 | 20:22
SHPËRNDAJE

Odise Roshit i kanë mjaftuar dy ditë për t’u bërë protagonist me skuadrën e Terek Groznit. Mesfushori firmosi për ekipin çeçen gjatë të premtes dhe tregoi vlerat e tij që në ndeshjen e parë me fanellën e kësaj skuadre, në një miqësore prestigjioze kundër Bolonjës që u luajt sot.

roshi terek

Mesfushori shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, por iu deshën vetëm pak minuta në fushë për të lënë menjëherë shenjë. Në minutën e 71, pas një kundërsulmi të shpejtë, Roshi u gjend në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetën e portës së skuadrës italiane, duke shënuar golin e fitores 1-0 të Terek Groznit në këtë miqësore të zhvilluar në Itali.


Skuadra në të cilën bën pjesë edhe Bekim Balaj do të udhëtojë nesër drejt Rusisë, për të mbyllur atje përgatitjet para fillimit të sezonit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura