VIDEO/ Obama kërcen valle tradicionale ‘Lipala Dance’ në vendin e origjinës, Kenia

Jul 26, 2015 | 18:32
SHPËRNDAJE

Pas vizitës zyrtare në Kenia, vendin e origjinës së babait të tij, presidenti amerikan Barak Obama është filmuar duke kërcyer.

Obama duke kercyer, foto marre nga video
Obama duke kercyer, foto marre nga video

Një video e publikuar në mediat të ndryshme të botës shfaq presidentin Obama duke kërcyer vallëzimin tradicional të njohur si ‘Lipala Dance’, vallëzim i cili thuhet se është ndryshuar nga një grup afro­pop “Sauti Sol”.

Gjatë vizitës së tij në Kenia, Obama u takua me presidentin Uhuru  Kenyatta.

Vizita e Obamës ishte paralajmëruar më parë nga gjyshja e tij Sarah Obama, ndërsa video është incizuar në shtëpinë e shtetit, në Nairobi.

Në një video-reportazh të publikuar nga “La Stampa”, gjyshja e Obamës tha se nipi i saj do të zhvillonte një takim zyrtar me krerët e shtetit, por pa vizituar shtëpinë e të afërmve të tij.

Ajo tha se ndihej e lumtur për një fakt të tillë dhe se çdo kenian është i kënaqur që Obama vizion vendin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura