VIDEO/ ‘O Bardhok qënke figurë’, situatat gazmore mes Ramës dhe ndërtuesit në sallë

Jan 13, 2018 | 21:56
SHPËRNDAJE

Situatat gazmore nuk kane munguar ne takimin e kryeministrit Edi Rama sot ne Rreshen, ku nje qytetar qe ishte ndertues, ishte ne salle dhe shkaktoi shume te qeshura pas ankeses se disa banoreve qe kishin hyre ne pallatin qe ishte ende ne ndertim, dhe nuk kishin drita.

Por nje tjeter edukatore tha se cerdhja e qytetit te Rreshenit ndodhet ne godinen qe ka nderuar ky zoteria, ndertuesi, por nuk kishte driten e Zotit.

“Cerdhja e Rrëshenit është në godinën që ka ndërtu ai zotëria aty, kjo cerdhe është totalisht si në bodrum, s’ka drita, është si në bodrum se e ka rrethuar zotëria, ne kemi dritë elektrike po s’kemi dritën e Zotit”

Rama: Qenke i madh o Bardhok qenke figurë, i paske nda këta të elektrikut këtej këta të Zotit këtej. Të lutem përtej shakave, kjo është cështje e bashkisë jo e qeverisë, shikojeni këtë punë.

(i pergjigjet kryetarit te Bashkise Klos) Ka ndodh pa u bërë ti kryetar bashkie ëë? Meqënëse ti sk’e qenë kryetar bashkie këta duhet të vazhdojnë me Bardhokun?

Batutat/ Rama e kap sërish me mediat, tregon titrat për “gjyshen që shpëtoi për qime” dhe asaj që i ra tulla

Kryeministri Edi Rama ne nje takim ne Rreshen kete pasdite, u ka dhene pergjigje kritikeve pasi ai u vesh si Babagjysh dhe doli ne emisionin e Ardit Gjebrese, ne Tv Klan, naten e nderrimit te viteve dhe zgjidhi problemin e nje femije ne nevoje dhe nje vajze nga komuniteti egjiptian.

Teksa nenvizoi rendesine e platformes shqiperiaqeduam.al, tha se “nipi 10 vjec i dha pensionin gjyshuit për 10 ditë, se fëmijë që kanë nevojë për asistencë të vecantë, se nuk dalin të gjithë te Ardit Gjebrea se shumë nga ata që rrinë e shofin Ardit Gjebrean, sa shume e shofin cdo te diele, kujtojnë se e vetmja zgjidhje është ajo që u bë për ata të dy por nga ato zgjidhje ne bëjmë cdo javë dhe e para nuk i themi dot njerëzve hajdeni nga Përmeti e Kukësi t’ju nxjerrim në tv, apo edhe se mediat nuk shkojnë në këto lloj ngjaresh, se media e ka më kollaj ta mbushi hapësirën me këto lajme, fugoni shtyp per vdekje gjyshen gjysha shpetoi per qime te perit, edhe qimen e perit s’e kisha degjuar ndonjehere, apo një të moshuare i ra në kokë tulla nga tarraca e fqinjjit, kazan, ashtu mendojnë se bejne mire…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura