VIDEO/ Nxori 35 kg marijuanë nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, arrestohet nga policia. Gjatë kontrollit të shtëpisë në Athinë iu gjet edhe…

Jan 17, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 35 kg 880 gram marijuanë është sekuestruar nga policia greke në kufirin me Shqipërinë.

Brenda ne qytetin e Igumenicës, policia greke ka ndaluar nje automjet qe vinte nga kufiri i gjelbër.

Me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi ne prapakolpin e mjetit, 35 pako me 35 kg e 880 gram marijuanë.

Policia çoi në pranga drejtuesin e mjetit, një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të banesës së tij në Agia Varvara, Athinë, u gjet dhe sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshe 103.6 gram dhe një peshore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura