VIDEO/ ‘Nxirre pak atë çantën ti djali tjetër’, si e prangosi policia 36-vjeçarin në Vorë, pas kontrollit në makinë iu gjet…

Feb 6, 2020 | 8:59
SHPËRNDAJE

Një i ri ka rënë në prangat e Policisë në Vorë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë.

Në automjet udhëtonte edhe një shtetas tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura