VIDEO/ Nxënësit e 9-vjeçares ngrihen në protestë, bojkotojnë mësimin për shkak të zëvendësimit të drejtoreshës

May 20, 2022 | 9:21
SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndoz Mazi” në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë.


Nxënësit kanë bojkotuar orën e parë te mësimit për shkak të vendimit për të zëvendësuar drejtoreshën e këtij institucioni arsimor.

Pritet që drejtoresha aktuale Valbona Idrizi të largohet për tu zevendësuar nga një drejtues tjetër i cili ka kryer shkollën e drejtorëve.

Bëhet me dije se janë hapur procedurat për përzgjedhjen e drejtorit të ri, ku përveç Idrizit në garë janë dhe dy kandidatë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura