VIDEO/ Nuk u paguan nga klubi, shikoni çfarë bëjnë lojtarët në fushën e lojës

Oct 19, 2019 | 14:27
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kampionatin meksikan, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Verakru dhe Taigers.tigres_0

Ndeshja përfundoi 1-3 në favor të miqve, por ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati i kësaj ndeshje. Lojtarët e Verakruz kishin disa kohë që nuk ishin paguar nga klubi i tyre, dhe për këtë arsye vendosën që të kalin kundër drejtuesve të klubit.

Menjëherë pas fillimit të ndeshjes, lojtarët vendas kishin rënë dakord që të gjithë të qëndronin në fushë si statuja, për 4 minuta.

Dhe kështu ndodhi, sapo filloi ndeshja ata qëndruan statik në fushë, duke mos reaguar ndaj kundërshtarit, të cilët gjatë kësaj kohe arritën të shënojnë 2 gola, në minutat 2’ dhe 4’. Një mesazh i qartë ky për bordin drejtues të klubit, të cilët në rast se nuk paguajnë lojtarët mund të përballen me probleme të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura