VIDEO/ Nuk respektuan orën policore, të rinjtë përleshen me grushte dhe shkelma me efektivët e policisë

Sep 17, 2021 | 14:25
SHPËRNDAJE

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mes disa të rinjëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Dyrrah”, në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar, ku indicia e konfliktit u bë thyerja e orës policore nga ana e të rinjve.

Siç shihet dhe në pamjet e mësipërme, efektivi i policisë ndalon fillimisht një prej të rinjëve duke i kërkuar llogari mbi mosrespektimin e orës policore.

Në video nuk mund dëgjohet biseda mes efektivit të policisë dhe të riut, por nga veprimet e tyre lihet të kuptohet se kemi të bëjmë me një bisedë të nxehtë dhe me tone të larta. Në ndihmë të të riut vijnë dhe disa prej shokëve të tij, njëri prej të cilëve ishte duke ngrënë në një “Fast Food”.

Aty konflikti agravon deri në përdorimin e dhunës fizike, ku shihet teksa polici tenton të qëllojë të riun dhe aty fillon përleshja mes tyre.

Në lidhje me rastin në fjalë nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit. Nuk dihet ende nëse ndonjëri prej të rinjëve është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë, apo masat administrative të marra ndaj tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura