VIDEO/ ‘Nuk më mbyll dot gojën’, ‘kush je ti’, ‘jemi në mbledhje partie’- Si nisi sherri në komisionin hetimor, nga largimi i mazhorancës tek paralajmërimi për kallëzim penal ndaj administratës

Oct 27, 2021 | 13:16
SHPËRNDAJE

Mbledhja e kësaj të mërkure e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit nisi me debate dhe përfundoi me sherr dhe një incident, ku kryetari demokrat Enkelejd Alibeaj paralajmëroi kallëzim penal për administratën e Kuvendit.

Këto që shihni në këtë video janë momentet se si nisi sherri mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në komisionin hetimor kur socialistët u larguan dhe deputetja Blerina Gjylameti tha me ironi ‘jemi në mbledhje partie’.

Më pas kryetari i komisionit hetimor Alibeaj u përplas me Lefterie Lleshin Luzi, e cila është drejtoresha e shërbimit në Parlament.

Enkelejd Alibeaj e paralajmëroi Lefterije Lleshi Luzin dhe administratën se po shkelte ligjin dhe se do të depozitonte kallëzim penal ndaj saj. Lefterije Lleshi e akuzoi gjithashtu Alibejan duke i thënë ‘je ti i pari që po shkel ligjin’.

Në këtë mënyrë Alibeaj kërkoi ndërhyrjen e Gardës duke iu drejtur me fjalët : ‘Nxirreni jashtë zonjën’.

SHERRI

Alibeaj: Ju lutem mos ndërprisni të drejtën e kolegut për të bërë kërkesën e vet

Bardhi: Ju lutem kolegë mos bëni zhurmuesin. Ulu se nuk jemi në ushtri këtu po ulu tani na dëgjo një sekondë.

Cohet në këmbë Gjylameti

Bardhi: O zotëri jemi në mbledhje komisioni

Gjylameti: Jo jo jemi në mbledhje partie

Toni Gogu, Gjylameti, Kollcaku dhe Bushka bëhen gati të ikin

Alibeaj: Zonja Gjylameti, zoti Gogu, nuk më mbyll dot gojën, po ju kërkoj me shumë etikë që të mos shkelni rregulloren dhe të lejoni kolegët të vazhdojnë.

Bardhi: Do kërkohen dokumente dhe informacione lidhur me përdorimin në fushatë të të dhënave sensitive nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit, nga ministria e Brendshme, ministria e Financave, drejtoria e gjendjes civile, Tatimet, komisioneri për të drejtën e informimit e nga subjeketet politike.

Anëtarët e maxhorancës largohen të gjithë

Alibeaj: Po ju them administatës mbledhja ka filluar është celur me kuorumin sipas rregullores, ju keni detyrat tuaja për të vijuar transmetimin e kësaj mbledhjeje deri në fund kur kryetari i kësaj mbledhjeje të deklarojë fundin e saj.
Nëse do merrni urdhra të paligjshme apo iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv do jem i detyruar të ushtroj gjithë të drejat e mia për gjithëkënd nga ju deri në kallëzim penal, ky është një paralajmërim që e bëj mos u bëni pengesë as ju administrata

Ndërhyn Lefterije Lleshi Luzi

Alibeaj: Zonjë të lutem kush je ti që vjen këtu e na thua? Nëse do vijohet në këtë mënyrë do ketë kallëzim penal për të gjithë nga i pari tek i fundit.

Kreshnik Collaku- Lefterije Lleshi Luzit: Dil jashtë mos prish mbledhjen.

Por pas disa minutash që fliste Collaku, Kuvendi e ndërpreu transmetimin në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

KUSH ESHTE LEFTERIJE LESHI LUZI! SI U HAKMOR PD-ja

Lefterje Lleshi Luzi ka qenë më herët kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka marrë këtë funksion vite më parë si propozim i Partisë Demokratike dhe ka qenë ndër njerëzit më të afërt të Jozefina Topallit, por disa vite më pas ajo është sulmuar nga demokratët.

Lefterije Lleshi Luzi nuk u konfirmua në KQZ për një mandat të ri pasi u skualifikua po nga PD në vitin 2017 nga lista e kandidatëve për garën e kreut të KQZ-së. Ky post iu besua asokohe Klement Zgurit.

Ndërkohë që pas kësaj ajo u emërua në Kuvend si Drejtoreshë e Komisioneve Parlamentare nga ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Lefterie Luzi Lleshi ka garuar për të qenë pjesë edhe në institucionet e reja të drejtësisë, por emri i saj nuk ka marrë mbështetjen e socialistëve dhe as të demokratëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura