VIDEO/ “Nuk ka tru”, shikoni festën e çmendur të Balotelit ndaj trajnerit që e ofendoi 8 vite më parë

Sep 21, 2021 | 23:58
SHPËRNDAJE

Mario Baloteli nuk ndalet së qeni protagonist. Së fundmi, 31-vjeçari hyri si zëvendësues për Adana Demirspor në sfidën ndaj Beshiktashit duke shënuar një gol dhe duke dhuruar asistin në barazim e çmendur 3-3 të dyja skuadrave.

basloteli

Por më e bukura vjen më pas. Në momentin e festimin të golit, Baloteli shkoi drejt stolit të Beshiktashit duke bërë një gjest kundrejt trajnerit Sergen Jalçin.

Ky i fundit, në vitin 2013 deklaronte se Baloteli ishte ‘’lojtar pa tru’’ pas një rasti flagrant të humbur në atë kohë në një ndeshje kundër Los Angels Galaxy.

Por Baloteli nuk e harroi atë frazë, duke hyrë në fushë për tu hakmarrë ndaj trajnerit që e ofendoi 8 vite më parë. Adana Demirspor mori një barazim të madh 3-3 pasi Beshiktashi ishte në avantazhin e tre golave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura