(VIDEO) “Nuk ka punë të lehtë, shif punën time… Ti me lloto s’merresh”/ Batutat e Kryeministrit në fabrikën e vajit

Oct 21, 2018 | 14:13
SHPËRNDAJE

Batutat e Kryeministrit nuk kanë munguar as gjatë një vizite në një fabrike të prodhimit të fajit të ullirit në Marikaj të Tiranës.

Teksa një prej drejtuesit e biznesit i tregonte për përfitimet që ai ka pasur nga reforma në energjinë elektrike, Rama në një moment i drejtohet: “Ti me lloto s’merresh ë”.

“Fare, fare, fare…”, përsërit bashkëbiseduesi.

Mes hilaritetit të krijuar, kreu i qeverise shton: “Kjo ka rëndësi”.

Në një tjetër moment, ai i tregon kryeministrit se puna e tij është e vështirë.

Ndërsa Rama ia kthen: “Nuk ka punë të lehtë, shif punën time dhe”…. Batuta ndërpritet nga të qeshurat e të pranishmëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura