VIDEO/ Nuk ka më surpriza, Anglia “vret” me kokë Suedinë dhe kalon në gjysmëfinale

Jul 7, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Anglia ka mposhtur Suedinë me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për fazën çerekfinale. Dy golat me kokë të Meguajër dhe Dele Alit i dhanë triumfin britanikëve, të cilët e shohin veten në gjysmëfinale.

DeLE aI

Një meritë të madhe për triumfin e “3 luanëve” ka edhe portieri Pikford, i cili me pritjet e tij, mbajti portën e paprekur. Skuadra e Southgejt, do të mësojë në mbrëmje kundërshtarin për fazën gjysmëfinale. Merr fund këtu ëndrra e Suedisë.

meguajer2

Suedi-Angli 0-2

Meguajër 30′, Dele Ali 59′

KOMENTI LIVE

90′ Zëvendësim i fundit te Anglia, largohet Stërling, vendin e tij e zë Rashford.

90′ Goditje dënimi për Suedinë shumë pranë hyrjes së zonës, provon Berg, por topi përfundon mbi kuadrat.

89′ Anglia i ka të gjitha shanset të shënojë golin e tretë, por lojtarët nuk merren vesh me njëri-tjetrin.

88′ Guideti dhe Meguajër ndëshkohen me karton të verdhë.

85′ Edhe Suedia kryen zëvendësimin e tretë, largohet Kraft, vendin e tij e zë Janson.

84′ Zëvendësim i dytë te Anglia, largohet Henderson, vendin e tij e zë Dajer.

76′ Zëvendësim te Anglia, largohet autori i golit të dytë Dele Ali, vendin e tij e zë Delf.

72′ Përsëri protagonist Pikford, i cili ka devijuar në këndore gjuajtjen e Berg në afërsi të pikës së penalltisë. Formë e shkëlqyer.

pikford

65′ Dy zëvendësime te Suedia, largohet nga fusha Toivone dhe Forsberg, vendin e tyre e zënë Guideti dhe Martin Olson.

62′ Fantastik Pikford, i cili i mohon golin e parë suedezëve. Ishte Klaeson ai i cili provoi të shënonte me një gjuajtje nga brenda zonës, por portieri britanik bëri mrekullinë.

59′ GOOOOL ANGLIA 0-2. Dele Ali gjuan saktë me kokë nga brenda zonës pas krosimit të Lingard duke dyfishuar rezultatin. 

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Përfundon pjesa e par, Suedi-Angli 0-1.

43′ Stërling i kishte të gjitha mundësi të dyfishonte rezultatin, por tregohet egoist dhe godet në mënyrë të gabuar.

30′ GOOOL ANGLIA 0-1! Meguajër godet me saktë me kokë pas krostimit nga këndi te Eshli Jang, duke dërguar topin në rrjetë. 

19′ Provon edhe Anglia me Stërling, i cili bën rrëmujë jashtë zonës pason për Kejnin, i cili gpdet. Topi përfundon jashtë kuadratit. Aksion i parë i rrezikshëm,

12′ Kleson provon të surprizojë Pikfordin me një gjuatje nga sitanca, topi shkon mbi traversë.

1′ Starton takimi.

Formacionet zyrtare

Suedi: Olsen, Lindelof, Kraft, Augustinson, Forsberg, Ekdal, Larson, Klaeson, Berg, Toivonen

Trajner: Anderson

Angli: Pikford, Meguajër, Stons, Ualker, Ali, Tripier, Jong, Henderson, Lingard, Kejn, Stërling

Trajner:Southgejt

formacionet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura