Juventusi dhe Milani kanë ndarë nga një pikë në një barazim dramatik 1-1 në ”Alianz Stadium”.
Kuqezinjtë vinin në këtë takim me dy mungesat kryesorë, sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç dhe Olivier Zhiru. Juve e nisi vrullshëm, teksa në një dalje të shpejtë përpara, Alvaro Morata i dha avantazhin bardhezinjve duke mposhtur Menjan pas vetëm 4 minutash lojë.
Në pjesën e parë, skuadra e Piolit ishte thuajse inekzistente, por në të dytën ndryshoi gjithçka. Milani bëri një pjesë të dytë mjaft të mirë duke gjetur dhe golin e barazimit.
Në një mënyrë të çuditshme, askush nuk e markoi sulmuesin Ante Rebiç në një goditje nga këndi, me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë të mposhte Sheznin. Skuadrat e mbyllën sfidën me 1 pikë, ku më e kënaqur doli Milani, ndërsa Juvja ende nuk e ka provuar shijen e fitores këtë sezon në Serinë A.
FT/ JUVENTUS-MILAN 1-1
Morata 4’/ Rebiç 76′
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus (4-4-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentankur, Lokateli, Rabio; Dibala, Morata.
Trajner: M. Alegri
Milan (4-2-3-1): Menja; Tomori, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Kesi; Selemakers, Diaz, Leao; Rebiç.
Trajner: S. Pioli