VIDEO/ “Nuk ka fare tampona moj zemër”- Infermierja sherr me qytetaren në Spitalin e Elbasanit

Oct 29, 2020 | 20:57
SHPËRNDAJE

Në Qarkun e Elbasanit mungojnë tamponët për të konfirmuar nëse je apo jo me koronavirus.

Qindra qytetarë presin për të kryer tamponin. Në një video të siguruar nga “Panorama”, një qytetare, bashkëshortja e një punonjësi policie, kërkon pranë spitalit lokal.

Infermierja thotë me tone të larta se ata mungojnë dhe numri i qytetarëve sipas saj që presin një tampon të tillë është rreth 100 persona.

Qytetarja: Më thatë se ka fare pak tampona aty.

Infermierja: Nuk ka tampona fare moj zemër. Ti po më vjen sot, unë kam 100 veta që presin. Nuk kam tampone për ty. Janë vetëm për urgjenca spitalore.

Mungesa e tamponëve është denoncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se në këtë qark bëhen vetëm 5 tampona në ditë.

“Qarku i Elbasanit vetem 5 tampone ne dite! 328 qytetarë presin prej nje jave te bejne testin.Por kryepidimiologu xhahil i Surrelit urdheron vetem 5 ne dite!

Inspektorja e policise me temperature, sorollatet pese dite per testin dhe nuk e ben dot sepse shefja e epidimologjise i thote se nuk ka teste!

Ky eshte pseudokontrolli epidimiologjik i covid19 sipas standartit te xhahilit te Surrelit”- shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura