VIDEO/ “Nuk ju marr dot brenda tani, për pak ditë ju kthej përgjigje”- Rama porosi ministres së Financave për protestuesit para dhe tetraplegjikë, nis takimi mes tyre

Dec 2, 2021 | 11:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar personave para dhe tetraplegjikë që ishin mbledhur sot para Parlamentit se brenda pak ditësh do të takohet me ta për t’u dhënë një përgjigje shqetësimeve të tyre.

Rama tha se sot ata do takohen në Parlament me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Tani unë nuk mundem dot t’ju marr brenda se duhet të iki se kam lënë një orar me vaksinën e ka një sërë takimesh të tjera.

Për momentin do ju presë ministrja brenda pastaj unë do flas me minsitren do shikoj cfarë ka marrëveshja e do ju kthej unë përgjigje brenda pak ditësh se nesër do shkoj në SHBA e kur të kthehem nga SHBA do merem se s’është nevoja për të qenë këtu për tu marrë por kur të kthehem do flasim. 

Të shohim çfarë ka marrëveshja e pastaj të shohim cfarë do bëjmë tani do i them ministren t’ju presë brenda. Mos rrini me ne shi tani, futuni, shkoni, djema ju gazetaret qe futeni brenda kollaj shoqerojini deri aty”, tha Rama.

Pas largimit të Ramës, me të marrë mesazhin, ministrja Ibrahimaj ka dalë dhe e shoqëruar nga protesuesit janë drejtuar për në ambientet e ministrisë së Financave për të diskutuar.

1a9c20e8-f1d6-4355-83cf-7e405103d776 73073aa6-b572-4d42-947a-2d81d7a7ec20 26c69ced-5ee6-4589-a240-1507ba2f652f ibrahimaj me tetraplegjiket rama me tetraplegjiket para b77be09f-f3c3-4a2d-89f5-5c4e38c81fe0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura