VIDEO/ “Nuk jemi të përçarë, sindikatat e artistëve do bashkohen në një vetme”

Apr 23, 2018 | 19:43
SHPËRNDAJE

Artistë të shumtë por dhe qytetare po vijojnë protestën e radhës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në këtë takim kanë marrë pjesë njerëz të ndryshëm, të cilët kanë shprehur pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë çështje.

artistet ne proteste

Artistët deklarojnë që të mos cenohet territori i Teatrit  Kombëtar, sipas tyre godina mbart vlera dhe prandaj duhet ruajtur.

Alert Çeloaliaj një prej anëtarëve të SASE, tregoi se sindikatat do të bashkohen në një të vetme për të treguar se nuk ka mendime të ndryshme dhe sikur janë të ndarë.

“Sindikatat do të shkrihen në një sindikatë të vetme. Kjo është e rëndësishme pasi është krijuar një perceptim sikur ka 300 ide dhe 300 endime. Nuk është e vërtetë ka vetëm një qëndrim të të dyja sindikatave”, tha Çeloaliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura