VIDEO/ Një vit pas tragjedisë, Çapekoense shënon në minutën e 95-të dhe kualifikohet

Dec 5, 2017 | 10:31
SHPËRNDAJE

Ekipi brazilian i Çapekoenses ka arritur një kualifikim heroik për në Kupën Libertadores, e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Një vit pas atij aksidenti tragjik me avion, ku pothuajse i gjithë ekipi ndërroi jetë, tashmë ka ardhur një arritje e jashtëzakonshme për klubin brazilian.

capekoense

Çapekoense ishte në disavantazh ndaj Koribas, ata gjetën golin e barazimit. Rezultati vazhdoi i pandryshuar deri në minutën e 95-të të ndeshjes, ku De Melo shënoi golin heroik të fitores.

Pas fitores, lojtarët e ekipit kanë përgëzuar edhe trajnerin e skuadrës në një mënyrë të veçantë, teksa kur ai gjendej në konferencën për shtyp me gazetarët, të gjithë shkuan dhe e lagën me ujë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura