VIDEO/ Një shqiptar mahnit në Greqi, ish-kapiteni i Kombëtares U-17 shënon supergol

May 22, 2021 | 22:05
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar, Renild Kasemi, vazhdon të shkëlqejë në Greqi, aty ku është pjesë e klubit të madh të Olimpiakosit.

kasemi

Ish-kapiteni i Kombëtares U-17, ditën e sotme është aktivizuar me skuadrën e 19-vjeçarëve të Olimpiakosit, ku tregoi një paraqitje të shkëlqyer.

18-vjeçari ishte protagonist për skuadrën e tij, në fitoren 0-4 ndaj moshatarëve të OFI. Kasemi luajti titullar gjithë ndeshjen, teksa arriti të gjejë edhe rrugën e rrjetës. Shqiptari shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, i cili ishte një realizim i shkëlqyer, me Kasemin që pasi merr një krosim perfekt nga e majta, lëviz bukur dhe me një gjuajtje perfekte e dërgon topin në rrjetë.

Përveç golit të shënuar, talenti shqiptar goditi edhe shtyllën, teka iu anulua gjithashtu një tjetër gol.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura