VIDEO/ Një person me shufër hekuri kërcënon Policinë në Tiranë

Jul 28, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Një person me një shufër hekuri në dorë qëndronte në mes të rrugës në orët e vona të mbrëmjes së 27 korrikut 2016 pranë ish-parkut të autobusëve.

Personi me shufër hekuri u dilte makinave para duke detyruar ata të ndalonin. Këto momente janë transmetuar live mbrëmjen e djeshme përmes Facebook nga Ora News.

Me të marrë informacionin efektivë të policisë së komisariatit nr 2 ndërhynë për ta kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Fillimisht burri tentoi tu ikte forcave të policisë të cilët e kanë ndaluar dhe pasi i kanë hequr shufrën e hekurit nga dora e kanë shoqëruar për në komisariat. Sipas burimeve, personi në fjalë kishte probleme mendore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura