VIDEO/ Një perlë e Xhekos nderon Romën, boshnjaku siguron fitoren në frymën e fundit

Aug 19, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

Roma arriti një fitore minimale, në ndeshjen e parë të Serisë A. Në transfertë ndaj Torinos, mjaftoi vetëm një gol i Edin Xhekos, në minutën e 89-të.

xheko

Në një pjesë të parë të dominuar nga miqtë, Aleksandar Kolarov goditi shtyllën pingule, para se Tomas Rinkon i Torinos ta bënte të njëjtën gjë rreth pesë minuta para pushimit mes pjesëve.

Portieri i Torinos, u mposht vetëm në fund të ndeshjes, teksa Klaivert, shërbeu pastër për Xhekon në zonë, dhe boshnjaku shënoi me një gol fantastik me të majtën. Roma mori edhe 3 pikët e para kështu, në Seria A.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura