VIDEO / Një orë në mes të rrugës, lojtarët dhe stafin e Dinamos i “shpëton” një autobus linje

Apr 11, 2022 | 19:20
SHPËRNDAJE

PANORAMA SPORT/ Peripecia e udhëtimit të kthimit të Dinamos drejt kryeqytetit pas humbjes me Kastriotin ka marrë fund pas një situate sa qesharake, aq edhe absurde. 

WhatsApp Image 2022-04-11 at 6.31.31 PM (1)

Blutë kanë mbetur në mes të rrugës para stadiumit “Elbasan Arena” ku luajtën ndeshjen me krutanët, pasi autobusi i skuadrës ishte larguar nga impianti.

Situata kaotike ka vazhduar për një orë, me lojtarët e detyruar që të pritnin jashtë impiantit derisa të sigurohej një mjet tjetër transporti për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në kryeqytet, në një situatë të paprecedent për një klub të këtij niveli, me investime kolosale në vitin e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura