VIDEO/ Një nga kriminelët më të kërkuar në Europë, kapet në Kolumbi shqiptari me nofkën “Gucci”! E ‘fundosi’ tatuazhi në krahun e majtë

Sep 26, 2022 | 18:57
SHPËRNDAJE

Një nga kriminelët shqiptarë, më të kërkuar në Europë që njihej me nofkën “Gucci” është vënë në prangat e policisë kolumbiane një ditë më parë.

Deniz Klironomi kërkohej nga Interpoli prej më shumë se 7 muajsh. Kolonel Olga Salazar i cili mori pjesë në operacionin për kapjen e tij deklaroi se sa herë i afroheshin të shumëkërkuarit ai zhdukej pasi ndërronte banesën pothuajse çdo muaj.

Së fundmi ai ishte lokalizuar në një apartament në Barranquilla. Për një javë “Gucci” nuk ka dalë as në dritare për të qëndruar i fshehur.

Efektivët arritën ta identifikonin atë përmes një tatuazhi në krahun e majtë. Në momentin e arrestimit, shqiptari i tha efektivëve se mund t’i ndodhë diçka atyre që kanë përdorur forcën për ta arrestuar, në formë kërcënimi.

Koloneli që mori pjesë në aksion u shpreh se “Gucci” akuzohet si partner financiar i grupit Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Shqiptari tashmë po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura