VIDEO/ Një kryevepër që e barazon me legjendat, Levandovski i pandalshëm në La Liga

Oct 1, 2022 | 22:17
SHPËRNDAJE

Kush mendonte se Robert Levandovski nuk do të arrinte të përsëriste vetveten edhe në kampionatin spanjoll, është gabuar rëndë. Sulmuesi polak, po shënon me të njëjtat ritme si në Gjermani dhe ka arritur tashmë të barazojë legjendat e futbollit botëror me statistikat e tij.

leva

Në ndeshjen e sotme të Barcelonës ndaj Majorkës, ai gjeti përsëri rrugën e rrjetës dhe ky gol, e bëri atë lojtarin e parë që nga vitit i largët 1997 që shënonte 8 gola në 7 ndeshjet e para në La Liga. Asokohe këtë shifër e kishte arritur Kristian Vieri me fanellën e Atletiko Madrid.

Kështu, Levandovski u bë i katërti lojtar në historinë e La Liga që shënonte 8 apo më shumë gola në 7 ndeshjet e tij të para. Këtë më parë e kishte bërë Kubala me Barcelonën në vitin 1951, Di Stefano me Real Madrid në vitin 1953 e pastaj vetëm Vieri në vitin 1997. Tashmë është radha e Levandovskit i cili me formën që po tregon, garanton rekorde të tjera me fanellën katalanase.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura