VIDEO/ Një krijesë misterioze zbulohet në ishullin rus, shkencëtarët nuk arrijnë ta identifikojnë

Jul 1, 2015 | 18:09
SHPËRNDAJE

Një krijesë misterioze detare është zbuluar pranë bregdetit lindor të Rusisë. Krijesa e çuditshme me ‘sqep të gjatë’ dhe ‘bisht të mbuluar me qime’ mbetet ende e paidentifikuar nga shkencëtarët detar në mbarë botën, të cilët ende nuk kanë një përgjigje se në cilët specie klasifikohet.

Foto marre nga “Independet”

Sipas të përditshmes “The Independent”, kafsha e paidentifikuar u zbulua nga banorët vendas pranë aeroportit të Shakhtersk, i cili thuhet se ndodhet më pranë Amerikës se sa Moskës.

Specia e paidentifikuar është gjetur e gjakosur me kockat e shqyera, ndërsa shkencëtarët thonë se edhe në këtë gjendje do të bëhen përpjekje që të zbulohet prejardhja e “mutantit”.

Sipas “The Time-s”, krijesa misterioze ka dy herë gjatësinë e një qenie njerëzore, me një hundë të madhe në formën e sqepit të zogjve.

Krijesa e çuditshme ka ngjallur komente të mëdha në rrjetet sociale. Komentet që i afrohen më shumë identifikimit të saj flasin për një delfini të lumit Ganges, e cila gjendet normalisht në ujërat e ëmbla në Indi, Nepal dhe në Bangladesh. Por ajo që ngre edhe më shumë mister rreth krijesës detare është bishti i mbuluar me qime.

Specialistë në fushën e kërkimeve dhe të Oqeanografisë thonë se duke gjykuar nga pamja e kokës, kuptohet se specia ngjan me një delfin të madh dhe sipas karakteristikave të lëkurës, ajo është një specie e rrallë delfini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura