VIDEO/ Një ditë pas mësymjes së dhunshme në Prestige Resort, ja çfarë po ndodh në ambientet që u konfiskuan pa vendim gjykate

Mar 23, 2023 | 8:32
SHPËRNDAJE

Shërbimi Social Shtetëror i cili zgjodhi një ditë pushimi zyrtar për të mësyrë në mënyrë të paligjshme në ambientet e Prestige Resort, për ta konfiskuar pa pritur një vendim gjykate, këtë të enjte e ka bërë pushim.

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka duke raportuar nga ambientet e resortit, bëri me dije se këtë mëngjes, në Prestige janë vendosur vetëm dy gardianë të policisë private në dyert hyrëse të godinës numër 3.

Në hyrje të këtij resorti tha gazetari janë dhe forcat e rendit të Komisariatit të Kavajës.

Ndërkohë që edhe këtë të enjte, mund të rikthehen punonjësit me kapuç që hapën dyert në mënyrë të dhunshme, për të kryer një ndërhyrje tjetër për ndërrimin e bravave të tjera në godinën numër 1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura