VIDEO/ Nishani dekoron kuqezinjtë: Futbolli ka bashkuar kombe

Oct 12, 2015 | 17:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur ditën e sotme lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futblloti, trajnerin e saj, stafin teknik dhe përfaqësues të Federatës.

Ekipi Kombetar ne Presidence
Ekipi Kombetar ne Presidence

Nishani u shprehu mirënjohjen në emër të Kryetarit të Shtetit lojtarëve të Kombëtares për kualifikimin e në Euro 2016.

Në fjalën e tij, Nishani tha se rrugëtimi i Kombëtares drejt Francës ka qenë i gjatë, “me fitore të merituara, barazime, dhe humbje në minutat e fundit, por sot të gjithë ndjehen krenarë për përfaqësimin dinjitoz të Kombëtares sonë”.

Ai ka falënderuar edhe tifozët e Shqipërisë të cilët sipas tij, e kanë mbështetur skuadrën në çdo moment.

“Sot ndjehemi më shumë krenarë se kurrë. këtë nuk e them dhe konstatoj vetëm unë, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Tirana në Elbasan, nga Mitrovica në Prishtinë, nga Sidnei në Nju Jork dhe kudo ku rreh një zemër shqiptari”, tha Presidenti.

Më tej ai falënderoi FSHF-në për punën e saj profesionale në mbledhjen e talenteve të reja, si edhe dha një vlerësim të veçantë për trajnerin De Biazi dhe kapitenin Lorik Cana.

Sipas Presidentit, futbolli është një sport që ka nisur edhe luftëra, mëri disavjeçare, por edhe një sport që ka bashkuar kombe, si ky yni. Në përfundim, Nishani dekoroi Kombëtaren me Nderi i Kombit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura