Video/ Ngjela përplaset me gazetaren: Mos e ul nivelin e bisedës. Lubonjën nuk e di që…

Oct 14, 2017 | 10:15
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka folur lidhur me përplasjet që ka pasur me analistin e njohur Fatos Lubonja. I pyetur nga gazetarja lidhur me një rivalitet të mundshëm mes tyre, ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj rivaliteti dhe nuk ka dashur të flasë për këtë temë.

Gazetarja: A vazhdon rivaliteti me Lubonjën?

Ngjela: Jo çfarë rivaliteti. Lubonjën nuk e di që është në politikë njëherë.

Gazetarja: Jo, jo jo…

Ngjela: Atëherë çfarë rivaliteti përse? Për kështu për domate?

Gazetarja: Kundërshtari juaj ideologjik. Ai është analist i njohur?

Ngjela: Ç’më duhet mua kundërshtari ideologjik, nuk më hyn fare në mes.

Gazetarja: Përflitet se një ndër arsyet e rivalitetit është fakti se Edi Rama është bërë nxënësi juaj politik dhe jo i Lubonjës? Ndoshta tani kuptoni se pse iu pyeta?

Ngjela: Po ç’është ky? Më thoni kush ta ka thënë? Është analiza jote? Lëre këtë mos na humbisni kohë. Zonja Vasili mos na e ul nivelin e bisedës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura