VIDEO/ Nga ndryshimet në qeveri tek korrigjimi i kufijve, ja kur do të flasë Rama

Sep 12, 2018 | 23:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, intervistën e parë pas pushimeve të verës, ka zgjedhur që ta zhvillojë në studion e gazetares Eni Vasli.

Rama këtë e ka treguar me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale, ku lajmëron ndjekësit e tij që ta ndjekin nesër në orën 21:00.

Eni Vasili

Në këtë intervistë të tij të parë pas pushimeve, Rama pritet që të flas për ndryshimet në qeveri , korrigjimet ne kufijve në Kosovë, por dhe për të gjitha temat e mbetura pezull në verë.

“Nesër mbrëma, Eni Vasili ndez dritaren e të enjtes në Top Channel, me emisionin e ri OPEN në një moment kur ka disa të vërteta të thjeshta për të thënë, ndërkohë që plot gënjeshtra thuhen me shumicë larteposhtë. Kush ka nge ta ndjekë, s’besoj se do bëhet pishman”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura