VIDEO nga momenti/ Një dron me flamur i “prish” aktivitetin elektoral kandidatit socialist për deputet

Apr 9, 2021 | 20:13
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video gjatë një aktiviteti elektoral të kandidatit socialist për deputet në Qarkun e Kukësit, Petrit Malaj.

Ndërkohë që Malaj zhvillonte një aktivitet në Tropojë, vendlindjen e tij, në qiell është ngritur një dron me flamurin e Partisë Demokratike, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve.

Rasti ndodh rreth 16 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. “Fitorja fluturon mbi Tropoje! Magjepese!!”, shkruan Berisha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura