VIDEO nga momenti/ 24 vjeçari sulmohet nga tigri brenda kopshtit zoologjik. Mësoni çfarë ndodhi më pas

Dec 24, 2019 | 20:20
SHPËRNDAJE

Një burrë u sulmua nga një tigër pasi ra brenda gardhit të kafshës së egër brenda një kopshti zoologjik në Arabinë Saudite këtë javë.

tigri

Videoja tronditëse tregon burrin në shpinë ndërsa tigri i Bengalit e kafshon atë brenda kopshtit zoologjik të Riyadh.

Burri është identifikuar nga raportet e mediave lokale si Mohamed Abdul Mohsen, një emigrant 24-vjeçar sudanez.

Punëtorët e kopshtit zoologjik u njoftuan në vendin e ngjarjes rreth orës 10.30 të mëngjesit duke gjetur tigrin që kishte sulmuar burrin.

Ata e qëlluan me armë qetësuese kafshën.

Rojtarët e kopshtit zoologjik më pas ishin në gjendje të shpëtonin Mohson nga gropa, sipas një deklarate të Komunës së Riadit.

Viktima pësoi lëndime në qafë dhe këmbë dhe u dërgua në spital, ku ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet nga dëmtimet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura