VIDEO/ Nga Maradona e Baxhio, te CR7, Mesi dhe ato pa fund të Totit. Shihni koleksionin e pabesueshëm të fanellave të Spaletit

Aug 18, 2022 | 19:53
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Luçiano Spaleti është një koleksionist i zjarrtë fanellash futbolli. Trajneri aktual i Napolit e ka zbuluar këtë në një intervistë që ka dhënë për “DAZN”, duke treguar detaje të jetës së tij.

spaleti

Ai ka zbuluar para kamerave “dhomën e trofeve”, më saktësisht dollapin gjigant ku mbante fanellat që i kishin dhuruar ndër vite emra të shquar të futbollit botëror me të cilët ishte ndeshur si kundërshtar në fushë.

Mes shumë fanellave shiheshin ato të emrave legjendarë si Maradona, Baxhio, Maldini apo edhe Balak, Figo, Batistuta, Kanavaro e Ronaldo braziliani. Për të vazhduar më pas me lojtarë të kohëve tona me të cilët ndërron fanellat pas sfidave, teksa kishte padyshim dhe ato të Kristiano Ronaldos apo Mesit.

Minikoleksioni me të cilin Spaleti dukej krenar ishte sidomos ai i fanellave të Totit, të cilin e ka drejtuar te Roma. “I kam të gjitha, nuk më mungon asnjë” shprehej trajneri në këtë intervistë ku tregonte me shumë krenari koleksionin e tij të veçantë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura