Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, i cili ishte duke bërë mrekullinë me 24 herë kampionët e vendit, teksa regjistroi 11 fitore dhe 1 barazim, ka përfituar nga ndërprerja e kampionatit për shkak të Koronavirusit, për të publikuar një video, në kanalin e tij në Youtube ka treguar të gjithë historinë e tij bardheblu si trajner që nisi nga triumfi në derbi me Partizanin deri te ndeshja e fundit kundër Laçit.
Ndërkohë, bie në sy edhe theksimi që Egbo i bën fitores 5-1 ndaj të kuqve në derbin e fundit duke u shprehur se është diçka që do ta kujtojnë gjithnjë. Për më tepër ndiqni videon e postuar nga trajneri:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al