VIDEO/ Nexhmije Hoxha: Një nga rojet tona i jepte informacion CIA-s

Feb 9, 2016 | 8:18
SHPËRNDAJE

E veja e diktatorit Enver Hoxha ka rrëfyer ditën e sotme një një intervistë  për emisionin “Dritare” se dikush nga personeli i Ministrisë së Brendshme të asaj kohe që shoqëronte familjen Hoxha raportonte te CIA.

Bëhet fjalë për periudhën kur Nexhmije Hoxha vuante nga tëmthi. Ajo tregon në intervistën për jetën e saj se një person i Sigurimit, që kishte akses në shtëpinë e diktatorit raportonte te CIA,.

“Ka diçka të vërtetë aty. Meqë më pyete tregon që edhe shtëpia jonë ishte e përgjuar. Dikush nga personeli i Ministrisë së Brendshme, i Sigurimit, duhet të ketë pasur këtë informacion”, tha Nexhmije Hoxha, teksa u pyet nga gazetarja për raportet e CIA-s që kishte informacion për sëmundjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura