VIDEO/ Nënshkrimi i marrëveshjes për emrin, fillon protesta e opozitës maqedonase në Manastir

Jun 17, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Manastir ka filluar protesta e opozitës  pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni–Greqi për emrin e ri të Maqedonisë.

Me qindra protestues janë duke protestuar me këngë popullore, flamuj maqedonas e pankarta ku cilësojnë si tradhtarë Zaevin dhe Dimitrovin, madje në disa të tilla u vërejtën e dhe thirrje për vdekjen e tyre.

Në krye të protestës qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe deputetë të tjerë të opozitës maqedonase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura