Video/ Nejmar kthehet te PSG, ja momenti i takimit me Bufonin

Aug 3, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Nejmar përqafon PSG-në. Përfundojnë pushimet pas Botërorit edhe për asin brazilian, i cili zbarkoi me skuadrën në Kinë. Mbetet për t’u parë nëse 26- vjeçari do të jetë në kondicion për të luajtur në finalen e Superkupës së Francës kundër Monakos të shtunën në Shenzhen.

nejmar

“O Ney” u përshëndet në mënyrë shumë të ngrohtë me të gjithë shokët, mes të cilëve edhe Xhixhi Bufonin dhe trajnerin Tuhel. “Kemi afruar një legjendë, i cili do të ndihmojë me siguri shumë me eksperiencën e tij”, komentoi futbollisti më i shtrenjtë i historisë pas ardhjes së ish-portierit të Juves. Xhixhi nga ana e tij nuk i shpëtoi traditës së lojtarëve të rinj që duhet të këndojnë një këngë përpara shokëve të skuadrës. 40- vjeçari zgjodhi “Vita spericolata” të Vasko Rosit dhe ia doli me sukses mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të shokëve, në veçanti Verratit, i cili ia postoi videon në “Instagram”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura