Ish-bomberi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i cili mban postin e trajnerit të Kombëtares U-19-të, ishte mysafir në përballjen e djeshme mes Napolit dhe Udinezes që përfundoi me rezultatin 4-2, në favor të napolitanëve.
Prezenca e Bogdanit në stadium, nuk i ka shpëtuar gazetarëve të “Sky Sport”, të cilët kanë përfituar për të bërë një intervistë të shkurtër me “Bogun”.
41-vjeçari tregon se ishte në stadium së bashku me të birin, që ka qenë fatsjellës për skuadrën e Hysajt. Bogdani tregoi se ishte babai i mbrojtësit shkodran ai që e kishte ftuar për të ndjekur këtë sfidë.
“Erdha këtu me ftesë të babait të Hysajt, i cili më tha që të vija të shihja një ndeshja. Pastaj edhe djali im dëshironte të bënte foto me futbollistët e Napolit. U solli fat. Bëri me të gjithë, ishin shumë të sjellshëm”, deklaroi Bogdani për “Sky Sport”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al