VIDEO/ “Në PS s’ka votime, vetëm emërime”- Rama batuta dhe ironi me gazetaren për zgjedhjet në PD: Vdeksha unë për ty!

Oct 15, 2020 | 16:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e zhvilluar në Partinë Demokratike për kandidatët për deputetë që do votohen më 25 prill.

Gjatë konferencës Rama ka ironizuar procesin teksa tha se në PD dalin 700 votues nga 500 që janë në total me të drejtë vote.

Sipas tij procesi i zhvilluar nga PD, po të ishte zhvilluar në PS atëherë të gjithë do e kishin sulmuar në studio televizive. “  Po sikur në votimet e PS të kishit marrë mbarë kutitë e votimit dhe të kishit votuar me 46 herë në 32 kuti, çdo kishit bërë ju? Për PD-në asgjë fare! Cili është plani juaj me 5 pika, pyetje konceptuale me vështrim strategjik! Çfarë duhet të bësh këtu, të qajmë, kështu është për të qarë! Sa herë dalin këta, po të mos kuptosh që këta s’kanë gjë në dorë, këtu është për të qartë! Imagjino çdo kishte bërë Ambrozia… Ambrozia takon kryetarin e opozitës dhe pyet për COVID-in, më takon mua dhe më pyet për standardet brenda Partisë Socialiste!

Kur ti voton në partinë tënde për deputetë e tu dhe i thua anëtarësisë tënd, hajde dhe votoni kë nuk do dhe i vë 50 veta. Me porosi heq 7 veta dhe votojnë 700 veta në 500 zgjedhës këtu është problem i madh”, tha Rama.

Rama ka shkëmbyer replika dhe ironi dhe me gazetaren Ambrozia Meta, të cilës nuk i ka kursyer dhe batutën, tashmë të famshme: “Vdeksha unë për ty!”

“Në Partinë Socialiste kjo nuk ndodh ndonjëherë se në PS ka vetëm emërime dhe nuk ka zgjedhje apo jo?!”, tha gazetarja!

Replikat e Ramës gjatë konferencës

Edi Rama: Me që jeni kaq të interesuar për Partinë Socialiste dhe me që ankohet Luli që s’i shoh konferencat e tij për shtyp, por e pash sot konferencën dhe ishte një hata e madhe se nuk e kisha parë ndonjëherë atë sallën e konferencave si sallë dasmash.  Si ato dasmat që behën në autostradë, habi e madhe! Por nuk dëgjova ndonjë aty ti thotë Zoti kryetar: Si është puna me këto votimet që bëni ju në parti?! E imagjinoni çfarë do kishte ndodhur, e imagjinoni çdo bënit ju nëse do kishte bërë Partia Socialiste një votim ku voton atë që s’do?!

E kupton çdo kishit bërë ju, do ishin mbledhur të Fevziu, do ishin mbledhur të Syri, të Veshi, te Hunda, dhe do kishin filluar analizat e do kishin filluar dializat. Ç’po ndodh! Po sikur në PS të ishin bërë nga ato votimet që janë 600 votues në 400 veta? Ç’do kishit bërë ju?

Po sikur në votimet e PS të kishit marrë mbarë kutitë e votimit dhe të kishit votuar me 46 herë në 32 kuti, çdo kishit bërë ju?

Për PD-në asgjë fare! Cili është plani juaj me 5 pika, pyetje konceptuale me vështrim strategjik! Çfarë duhet të bësh këtu, të qajmë, kështu është për të qarë!

Sa herë dalin këta, po të mos kuptosh që këta s’kanë gjë në dorë, këtu është për të qartë!

Imagjino çdo kishte bërë Ambrozia… Ambrozia takon kryetarin e opozitës dhe pyet për COVID-in, më takon mua dhe më pyet për standardet brenda Partisë Socialiste!

Ambrozia Meta: Nuk më keni dëgjuar me vëmendje…

Edi Rama: S’të kam dëgjuar më vëmendje se nuk është faji yt është ai atij! Por prapë i ke bërë një pyetje madhore dhe parimore.

Ambrozia Meta: Është në opozitë zoti Basha, kur të jetë në qeveri do ketë pyetje të tjera..

Edi Rama:
Çfarë mbjell në opozitë ti korr ne qeveri. Kur ti voton në partinë tënde për deputetë e tu dhe i thua anëtarësisë tënd, hajde dhe kë nuk do dhe i vë 50 veta dhe me porosi heq 7 veta dhe votojnë 700 veta në 500 zgjedhës këtu është problem i madh Ambrozia.

Ambrozia Meta: Në Partinë Socialiste kjo nuk ndodh ndonjëherë se në PS ka vetëm emërime dhe nuk ka zgjedhje apo jo?!

Edi Rama: Vdeksha unë për ty bëj pyetjen tani! Jepja mikrofonin se është në frymëzim tani!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura