VIDEO/ Në krah të Kryemadhit, ku e kaloi Presidenti Meta vigjiljen e Krishtlindjes

Dec 25, 2019 | 12:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me një video nga mesha e organizuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, uron për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë.

4

“I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në meshën e organizuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndarë me besimtarët e krishterë urimet më të ngrohta me rastin e festës së bekuar të Krishtlindjes!” – shkruan në facebook, Presidenti Meta.

Në video Presidenti Meta duket i shoqëruar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa në një prononcim për mediat, Presidenti Meta kërkoi që të në këtë ditë të shenjtë të kthehen sytë nga të gjithë ata që kanë nevojë më shumë për mbështetje.

“Sot është një ditë për të respektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për ngrohtësi dhe dashuri. Në këtë mënyrë do të kemi një Shqipëri më dinjitoze dhe më të begatë”, u shpreh Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura