VIDEO/ Në garë për golin më të bukur të vitit, Lenjani kërkon ndihmën e tifozëve

Jan 6, 2020 | 13:49
SHPËRNDAJE

Ermir Lenjani kaloi një vit shumë të mirë në aspektin profesional, duke u kthyer në protagonist te skuadra e Sionit në Zvicër.

lenjani

Lojtari i Kombëtares ka shënuar e ka dhuruar jo pak asiste edhe pse ka qenë si “xhol” i skuadrën duke luajtur në disa role.

Lenjani jo pak herë gjeti rrugën e rrjetës, madje ka shënuar dhe gola të bukur. Një prej tyre është bërë pjesë e garës për golin më të bukur të vitit në kampionatin zvicerian.

Një goditje me të majtën nga distanca, që u ndal në trekëndëshin e portës kundërshtare, është “perla” e shënuar nga Lenjani.

Vetë lojtari ka kërkuar ndihmën e tifozëve në profiling zyrtar në “Facebook”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura