VIDEO/ Në ditën e lindjes, motra përmbush amanetin e Ergi Dinit, fjalët e ndjera të të atit

Oct 15, 2019 | 20:03
SHPËRNDAJE

Më 15 Tetor 1994 lindi Ergi Dini, këngëtari i talentuar, i cili u nda nga jeta më 21 Nëntor 2016 në një aksident tragjik. Sot ai do të festonte ditëlindjen e tij të 25-të, dhe Barbana Dini, motra e tij, arriti që të permbush amanetin e fundit të Ergit, një këngë të lënë përgjysëm të cilën do ta këndonin bashkë. 

Të ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, këngëtarja mjaft e dashur për publikun, së bashku me babain e saj Dashamir Dini, prezantuan për herë të parë projektin e ri muzikor “Ku je”.ergidini

Kjo datë është e vështirë për familjen Dini dhe motra e tij tregon se: “Është një datë në të cilën ndihemi akoma dhe më keq, ndjejmë mungesën, dhimbjen. Është një datë që nuk mund të festohet”.

Mes lotësh, babai i Ergi Dinit tregon për përjetimin e tyre sa herë që kjo datë vjen dhe dhimbjen që ata përjetojnë, që ditëlindjen e tij nuk e festojnë dot së bashku me të.

Për ne është një atmosferë e trishtë, por mbetet një event i rëndësishëm për ne. Përpiqemi veç trishtimit të sjellim kujtime dhe ta bëjmë të bukur, në një farë mënyre atë pjesën tjetër që ai e jetoi me ne dhe na dha shumë gëzime. Ndoshta fjala festë nuk shkon, por gjithsesi ne e përkujtojmë dhe është shumë e rëndësishme për datë si ne për familjen tonë. Ideja është kjo që njeriu e ka të vështirë të kapërcejë humbjen, nuk është humbje e vogël. Të shkojmë me radhë siç thotë populli është mirë. Të jetoj unë, mos jetë djali im është shumë e trishtueshme, shumë e dhimbshme dhe ndoshta dhe jeta humb pak motivin dhe ndoshta duhet ta kërkosh për me gjet ku me u kap në rrënjët e saj. Ne kemi mjaft dhoma, ambienti ka kitarën e Ergit, ka fotografi të debutimeve skenike kemi dhe këndin familjar aq sa kemi mundësi për të bërë. Ergi është gjithmonë në kujtesën dhe bisedat tona. Ne e sjellim se nuk mund të harrohet, ishte njeri aktiv. Faktikisht u bë qendra e familjes, jo se ishte djali i vetëm por se ishte shoku i gjithsecilit prej nesh, unë e kisha shumë mik. Shoqja më e ngushtë ishte kjo dhe motra tjetër. Nënën e vet e adhuronte se është një grua për ta adhuruar faktikisht. Domethënë çdo ditë na merrte në telefon, na pyeste si jemi se jetonte në Tiranë bashkë me vajzat. Dhe ndoshta ndonjëherë s’jam shumë i bindur që ka ikur, unë mendoj se është në Tiranë. Shpesh më shkon mendja për ta telefonuar, pastaj tërhiqem. Por gjithsesi, Ergi më lidhi me Zotin dashur pa dashur dhe është e vetmja shpresë që unë shpresoj të jetoj pjesën tjetër të jetës me të”.

Barbana e mbajti premtimin që kishte bërë publikisht, që do sillte projektin e nisur dhe punuar nga Ergi në bashkëpunim me të. Ky projekt shumë i veçantë, tani është i shoqëruar me një videoklip. Babai i tyre e shikon për herë të parë në studio këtë projekt sepse Barbana nuk mundej dot t’ja tregonte për shkak të dhimbjes. Pjesë e videos janë edhe momente të Ergit nga krijime dhe videoklipe të tij.

Kënga ka rreth 4 vite që ishte gati në studio, të cilën Ergi e kishte punuar tekstin bashkë me muzikën. E la në këtë lloj mënyre, pavarësisht  se ne po mendonim ti bënim atëhere ca ndryshime që të na shkonte me atë kohë, se kishte kontekst dashurie le të themi. Ka qenë një këngë që të them të drejtën, që atëherë unë e kam dashur shumë dhe e kam pëlqyer jashtë zakonisht shumë dhe mezi prisja ta nxirrrnim. Tashmë, pas kaq vitesh bëra një premtim publik dhe jam një person që më pëlqen ti mbaj premtimet pavarësisht vështirësisë që mund të kenë për mua, në anën shpirtërore dhe emocionale. Është bërë në kohë rekord./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura