VIDEO/ Ndryshoi ekip në merkaton e kaluar, ish-lojtari i Skënderbeut debuton në kampionatin italian

Oct 25, 2020 | 18:06
SHPËRNDAJE

Talenti korçar, Dean Liço, i cili ka nisur karrierën futbollistike te Skënderbeu, ditën e djeshme ka debutuar në Serinë B, italiane me Askolin.

DEAN LICO DEBUTIMI

Këta të fundit e morën në merkaton e kaluar nga të rinjtë e Lacios dhe menjëherë i kanë bërë vend në ekipin e parë. Liço ka bërë debutimin e tij në kampionat ditën e djeshme, teksa në minutën e 46’ u hodh në fushë nga trajneri, në ndeshjen ndaj Salernitanës, ku Askoli u mposht 1-0.

Një shenjë e qartë kjo, se për mesfushorin 20-vjeçar pritet të ketë shumë minuta te skuadra e re. Kujtojmë se Liço nga Skënderbeu kaloi te skuadra e Leganes B në Spanjë, për të vazhduar më pas me Sportingun e Lisbonës dhe në vitin e fundit ishte pjesë e të rinjve të Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura