VIDEO- “Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave”/ Lulzim Basha në Gjirokastër: Merrni masa që…

Mar 19, 2021 | 12:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Gjirokastër, ku përpara se të nisë më takimet mbajti një fjalim para mbështetësve të tij.

Kryedemokrati Basha tha se ndryshimi ka filluar. Sipas tij, me ardhjen në pushtet, pas 25 prillit do të çlirohet jo vetëm Gjirokastra, por gjithë Shqipëria.

Ai u kërkoi të gjithë qytetarëve që të marrin masa për ruajtën e distancimit social.

“Ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në shkodër, nga Durrësi në Korcë.

Do ta çlirojmë Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia.

Në 25 prill të gjithë do të votojnë për ndryshimin, për fëmijët, për ekonominë, për Evropën dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa

Ju bëj thirrje, e para të merrni me masa, mbani maskë dhe distancë. E dyta mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, është një betejë fitorja e të cilës do të thotë fitore e Gjirokastrës, fitore ë gjithë Shqipërisë”,tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura