VIDEO/ Ndoqën me shpejtësi të lartë skafin me drogë, policët përfundojnë në ujë. Helikopteri kërkon ndihmën e trafikantëve

Oct 8, 2019 | 18:14
SHPËRNDAJE

Një skaf i Gardës Civile të Spanjës ndoqi me shpejtësi të lartë në det një skaf me trafikantët e drogës. Në pamjet e publikuara shihet ndjekja e pazakontë në brigjet e Málagas.

3404_aguas-narcos-rescataron-guardias-civiles_1398470553_110842511_667x375

Gjatë ndjekjes, anija e policisë u përplas me atë të trafikantëve, duke bërë që tre policë të përfundonin në ujë.

Ndjekja mbështetje nga një helikopter i Njësisë Ajrore të Malaga, të cilat ndërhynë për të shpëtuar forcat e rendit.

Madje, ekuipazhi i helikopterit u bëri thirrje trafikantëve që të ndihmonin në shpëtimin e policëve, në mënyrë që askush të mos dëmtohej.

Mbi 80 pako hashashi janë rikuperuar në det, ndërsa katër trafikantët e mjetit lundrues që mbante drogën janë arrestuar. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është rreth 3 mijë kg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura