VIDEO/ Ndeshje “horror” për Mesut Ozilin, shikoni çfarë i ndodh mesfushorit të Fenerbahçes

Mar 4, 2021 | 23:51
SHPËRNDAJE

Një ditë e mallkuar për Mesut Ozil! Mesfushori i cili në merkaton e dimrit u transferua nga Arsenali te skuadra e Fenerbahçes pësoi një dëmtim serioz në sfidën e sotme ndaj Antaljasporit, ku skuadra e tij nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1.

Ozil (1)

Fantazisti turk, i cili përfaqësoi kombëtaren e Gjermanisë, u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një tërheqje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.

Ozil 2

32-vjeçari u rrëzua në mënyrë të papërshtatshme dhe pati problem me kyçin e këmbës pas një dueli me sulmuesin, Fredi dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas.

Vlen të theksohet se në pjesën e parë Ozil shpërdoroi një rast flagrant, duke zhgënjyer totalisht tifozët dhe drejtuesit e klubit turk.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.